GJERMANI – Vdes Oskar Groning llogaritari i Aushvicit

208

BERLIN, 13 mars /ATSH-ANSA/ – Oskar Groning, i njohur si llogaritari i Aushvicit, vdiq në Gjermani në moshën 96-vjeçare.

Groning ishte i dënuar me burg me akuzën ”bashkëpërgjegjës” për vdekjen e 300 000 personave në kampin famëkeq të përqëndrimit në Aushvic, simboli suprem i Holokaustit.

Gjatë seancës gjyqësore, ish-zyrtari eses, kërkoi falje duke mbajtur përgjegjësi morale për Holokaustin.

Groning ishte një nga të paktët kriminelë nazistë ende gjallë.

Procesi gjyqësor kundër tij u përqëndrua te 425 000 hungarezët e dërguar në Aushvic mes majit dhe korrikut të vitit 1944.

Groning ishte në shërbim pranë këtij kampi për një periudhë dyvjeçare.

Ai numëronte paratë që hebrenjtë kishin me vete dhe kryente edhe detyrën e rojes së valixheve të tyre.

“Ndihem përgjegjës përballë popullit hebre për shkak se u përkisja atyre që i bënë këto krime, edhe pse jo personalisht përgjegjës. Edhe Zotit i kërkoj falje”, i kishte deklaruar Groning gazetës gjermane ”Der Spiegel”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.