GJERMANI – Pronari i Volkswagen: Motori me naftë ende nuk ka vdekur

345

BERLIN, 13 mars /ATSH-AFP/ – Kreu i prodhuesit gjerman të automjeteve, “Volkswagen”, Mathias Muller, deklaroi njoftoi sot një investim prej 20 miliardë eurosh në motorët elektrikë, duke theksuar se është i bindur në një rilindje të motorëve “diesel” sepse ai e gjykon si të mundur që të bashkëjetojnë këto teknologji të së kaluarës dhe të ardhmes.

“Jo vetëm që shpresoj që diesel nuk ka vdekur, por jam i bindur se është duke u përballur me një rilindje”, vlerësoi ai në Berlin.

Ky grup i përbërë nga 12 marka (Audi, Porche, Skoda, etc) synon që për vitin 2030 të ketë një version elektrik për çdo model që prodhon./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.