Dua Lipa dhe Rita Ora pjesëmarrëse në “Germany’s Eho Awards”

380

TIRANE, 13 Mars /ATSH/ – Këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora në muajin prill do të marrin pjesë në ceremoninë “Germany’s Eho Awards”.

Kjo ceremoni do të mbahet në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin. Mbrëmjen e djeshme janë publikuar emrat e të gjithë artistëve që janë të nominuar në 22 kategori. Në këto kategori janë të përfshirë emra të njohur ndërkombëtar dhe artistë të njohur gjerman.
Ed Sheeran është këngëtari me më shumë nominime në këtë edicion, pasuar nga krijuesi i hitit “Despacito”, Luis Fonsi.

E veçanta e këtij edicioni është se këngëtaret nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora janë të nominuara të dyja në të njëjtën kategori. Dua dhe Rita janë konkurrente për çmimin “Künstlerin international” apo “Artisti më i mirë ndërkombëtar”. Në këtë kategori Dua Lipa është nominuar me albumin e saj të parë të titulluar “Dua Lipa” ndërsa Rita Ora është nominuar me hitet e saj “Your Song” dhe “Anywhere”.

Në kategorinë “Artisti më i mirë ndërkombëtar” përveç Rita Orës dhe Dua Lipës të nominuara janë edhe këngëtaret e njohura Taylor Swift, Pink dhe Camila Cabello.

Artistë tjerë të njohur ndërkombëtarisht që janë të nominuar në kategoritë e “Echo Awards” janë: Taylor Swift, Imagine Dragons, Camila Cabello, The Kelly Family, Dua Lipa, Rita Ora si dhe shumë artistë gjermanë si: Mark Forster, Wincent Weiss, Kraftklub, Alice Merton etj./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.