Dita e Verës, aktivitete festive në kryeqytet

TIRANË, 13 Mars/ATSH/-Tirana do të festojë nesër ditën e verës. Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, janë ato që do të ofrojë kryeqyteti për të gjithë qytetarët që do të zgjedhin Tiranën për të kaluar festën.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që nisin që në orët e para të mëngjesit dhe për të përfunduar në mesnatë.

PROGRAMI DITA E VERËS – 14 MARS 2018

Ora 09:00 –  Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 –  “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 –  Tirana Open Air Show. Avion në sheshin “Skënderbej”. Red Bull në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës.

Ora 09:30-11:15 –  Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë- Shqipëri.

Ora 10:00 –  Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 –  Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 –  Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial

–  Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve

–  Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)

–  Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)

–  Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejball, basket, handball, harqe, kangoo etj…(para fushave multisportive dhe brenda tyre).

–  Këndi i fotografisë së pranverës

–  Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë

–  Këndi i barbekysë

–  Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”.

Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.

–  Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.

–  Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.

–  Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

Ora 12:00 –  Red Bull Race Air Show.

Ora:12:00-23:00 –  Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero

Ora 12:00-01:00 –  Street Party Telekom.

–  Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me pamje nga Ëhiskey Bar) me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.

–  Rruga Brigada e VIII: Skena e vendosur në krah të Pepper Lounge me pamje nga Sky Toëer me muzikë live Jazz, Funk dhe Rock.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 –  Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve( Këngëtarët: Kastriot Tusha (Tenor), Ardita Meni ( Soprano), Zana Frashëri (Soprano), Evis Mula (Soprano), Erand Kurani (Fizarmonikë), Alma Strazimiri (Mezzo-soprano),Sofika Kola (Soprano). /z.t/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.