BRUKSEL – BE-ja mbështet Londrën në çështjen e helmimit të ish-agjentit rus

255

BRUKSEL, 13 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian u solidarizua sot me Londrën për helmimin e një ish-agjenti rus në Britani të Madhe, ndërkohë që kryeministrja britanike, Theresa May ngre dyshime mbi përgjegjësinë e Moskës.

“Ka një rëndësi shumë të madhe që ata që janë përgjegjës (…) të shohin qartësisht që ka një solidaritet europian, të qartë, të patundur dhe të fortë, në mënyrë që të ndëshkohen vërtetë përgjegjësit për atë që kanë bërë”, komentoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans para Parlamentit Europian në Strasburg.

Nga ana tjetër, shefri rus i diplomacisë, Sergei Lavrov, u shpreh se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Londrën, por hodhi poshtë të gjitha ultimatumet dhe kërkoi të jetë pjesë e plotë e hetimit./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.