AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/03/2018

BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Financave së BE-së.

ATHINË (Greqi) – Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa në vizitë në Greqi, ku pritet të takohet me kryeministrin Aleksis Cipras.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë vjetore për shtyp e grupit ”Volkswagen”, gjigantit botëror të automobilave.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Europian për çështjen e Brexit.

PEKIN (Kinë) – Asambleja Kombëtare Popullore (ANP) po shqyrton një tekst që ka si synim krijimin e një agjencie kombëtare në luftën kundër korrupsionit.

LOS ANXHELOS (SHBA) – Parashikohen protesta gjatë vizitës së Donald Trump në Kaliforni, e para në këtë shtet që prej marrjes së detyrës./
/v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.