TURQI – Mbi 5 000 migrantë ndalohen nga autoritetet

162

STAMBOLL, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet turke kanë ndaluar javën e kaluar 5 371 migrantë dhe refugjatë, të cilët u përpoqën të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë apo hynin ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Ministrisë së Brendshme turke,  midis tyre,  389 migrantë dhe refugjatë janë ndaluar në det, duke theksuar se gjatë së njëjtës periudhë ishin arrestuar 136 persona të dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore.  Që pas marrëveshjes me Brukselin,  dy vjet më parë, numri i migrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë nga Turqia çdo ditë në vendet e BE-së, veçanërisht Greqia, ka rënë në një mesatare prej disa dhjetra.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.