Tragjedia “Makbeth” premierë në Teatrin Kombëtar

519

TIRANE,12 Mars /ATSH/ – Tragjedia “Makbeth” shoqëroi këtë fundjavë publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. Kryevepra e Shekspirit u shfaq premierë në skenën e teatrit nga regjisori Kled Kapexhiu dhe me një kastë aktorësh të njohur si Indrit Çobani -Makbeth, Luli Bitri – Zonja Makbeth, Arben Derhemi -Dunkani, Laerti Vasili- Makdafi, Neritan Liçaj- Rosi, Genti Deçka -Bankoja, Suela BakoMalkolmi, Jaho Guma- Donalbani, Xhino Musollari – vrasësi, Adelina Muça- zonja Makdaf, Niada Saliasi, Arjola Basho dhe Klodjana KecoMagjistrica, Egla Ceno -Hekata dhe Serxhio Harizi -Fleanci. Tragjedia erdhi si një shfaqje mes teatrit antik grek dhe formave bashkëkohore të të bërit teatër. Tema qendrore e tragjedisë është lakmia e shfrenuar për pushtet. Ideja se etja për pushtet e shtyn njeriun në humbjen e çdo virtyti dhe vlerë morale, për të cilën një ditë ai merr shpagimin e merituar, u shfaq në plane të shumta nën interpretimin e aktorëve të njohur e ku secili prej tyre mëshironte personazhet e tragjedisë. Tragjedia “Makbeth” është e shkruar nga Shekspiri dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herë të pare në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Prej të gjitha veprave që Shekspiri ka shkruar gjatë mbretërisë së James I, i cili ishte gjithashtu pronari i kompanisë teatrore të Shekspirit, “Makbeth” pasqyron qartë marrëdhënien e shkrimtarit me sovranin. Ai është publikuar nga First Foglio në vitin 1623 dhe është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit. Një gjenerali trim skocez me emrin Makbeth i shfaqen tri Magjistrica me një profeci, se një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dukan dhe e merr për vete fronin e Skocisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.