BEOGRAD, 12 mars /ATSH-AFP/ – Dekorimet e fundvitit, që këtë vit po ndriçojnë qendrën e Beogradit që prej shtatorit, nuk po hiqen as në mars. “Përse jo?”, deklaroi sot kryebashkiaku i kryeqytetit serb, Sinisha Mali. “Ne jemi një metropol europian dhe ne duhet të jemi konkurrentë. Njerëzit vendosin për kohën se kur duan të festojnë Vitin e Ri, në qershor, korrik dhe jo vetëm 25 dhjetor”, theksoi për kanalin televiziv “Prva” Mali, aleat politik i presidentit të vendit, Aleksandar Vuçiç. Kryebashkiaku, partia e të cilit fitoi zgjedhjet lokale më 4 mars në Beograd, tha se “nuk e kupton për cilën arsye dekorimet duhet të vendosen menjëherë më 25 dhjetor dhe të hiqen menjëherë 10 ditë më vonë”. Këto ndriçime, që çdo vit shoqërojnë ndryshimin e stinëve, janë për beogradasit një çështje që sjell kënaqësi, por ka shkaktuar në fund të vitit 2017 edhe dyshime për korrupsion, të shprehura nga opinioni.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.