SHBA – Presidenti Trump do të presë në një vizitë zyrtare princin saudit të kurorës, Mohammed ben Salmane

195

UASHINGTON, 13 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman më 20 mars në Uashington, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

”Presidenti do të diskutojë në lidhje me forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite”, saktësoi zëdhënësja e ekzekutivit amerikan, Sarah Sanders, gjatë konferencës së përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ky njoftim bëhet i ditur pak orë pasi gazeta ”New York Times” raportoi se “disa personalitete saudite, shënjestra të një fushate antikorrupsion të iniciuar nga princi trashëgimtar saudit në muajin nëntor, u ishte privuar e drejta e fjalës së lirë dhe ishin bërë objekt i keqtrajtimeve fizike”, sipas së përditshmes amerikane.

E pyetur nëse do të diskutohej në lidhje me këto akuza me princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, zëdhënësja u përgjigj se nuk mund të parashikonte se ç’mund të ndodhte më 20 mars./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.