Problematikat e biznesit, Qato nis takimet me sipërmarrjen

TIRANE, 12 Mars/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka nisur sot një tur takimesh me operatorë ekonomik për tu njohur me problematikat e sipërmarrjes. Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes përgjatë gjithë këtij muaji do të organizojë 8 tryeza sektoriale, me pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe zv.  ministrave të fushës, gjatë së cilave do të ngrihen problematikat kryesore të sipërmarrjes së sektorëve të ndryshëm. Tryezat gjithashtu do të kenë në fokus hartimin e rekomandimeve më të mira për zhvillimin e mëtejshëm të çështjeve të evidentuara. Tryezat do të mbulojnë fushat e kulturës, turizmit, mjedisit, ekonominë, punësimin, infrastrukturën, shëndetësinë, bujqësinë, energjitikën dhe inspektoratet.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.