FISHË TEKNIKE – Putin në 10 data të prag të presidencialeve

MOSKË, 12 mars /ATSH/AFP/ – Të dielën Rusia zhvillon zgjedhjet presidenciale, ku presidenti aktual, Vladimir Putin shihet si kandidati kryesor për fitimin e tyre. Më poshtë vijojnë 10 datat kryesore të jetës private dhe politike të presidentit rus:  7 tetor 1952: u lind në periferi të Leningradit, Shën Petërburgu i sotëm. 1998: emërohet në krye të FSB, Shërbimi Sekret Rus, i ngarkuar për sigurinë e brendshme (ish-KGB). – 1999: zgjidhet kryeministër i presidentit Boris Jelcin. Urdhëron futjen e trupave në Çeçeni kundër separatistëve. – 2000: zgjidhet president për herë të parë në turin e parë. Rizgjidhet në vitin 2004. – 2008: duke mos patur më mandat presidencial, Vladimir Putin ia beson presidencën kryeministrit të tij Dmitri Medvedev, dhe vetë merr kreun e qeverisë. – 2012: merr sërish postin e presidentit, këtë herë me mandat gjashtëvjeçar. Zgjedhja e tij shoqërohet për herë të parë me protesta nga opozita. – 2013: njofton divorcin nga bashkëshortja Ljudmilla, martuar që në vitin 1983, me të cilën ka dy vajza. 2014: anekson Krimenë me një referendum që u konsiderua nga komuniteti ndërkombëtar si ilegal. – 2015: mbështet ushtarakisht regjimin e presidentit sirien Bachar al-Assad.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.