RUSI – Putin: Nuk ka ndryshim të Kushtetutës për të qëndruar në pushtet

MOSKË, 10 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin thuajse i sigurt se do te rizgjidhet në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit për nje mandat të katërt, deklaroi sot se nuk kishte aspak qëllim të ndryshonte Kushtetutën për të qëndruar në Kremlin pas vitit 2024. ”Nuk e kam ndryshuar asnjëherë Kushtetutën, nuk e kam bërë një gjë të tillë që të jetë në favorin tim dhe për më tepër nuk kam aktualisht qëllime të tilla”, deklaroi ai në një interviste për televizionin amerikan NBC. Presidenti rus u pyet nëse kishte dëshirë të ndiqte shembullin e presidentit kinez, i cili aspiron një madat të pakufizuar. Disa kritikë e akuzojnë Vladimir Putin, i cili u zgjodh për herë të parë në postin e presidentit në vitin 2000 dhe që aspiron një mandat të katërt.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.