Ekonomia në vështirësi, duhet transformim i thellë politik

TIRANË, 10 Mars /ATSH- I. Vata/- ” Ekonomia është në gjendje të vështirë dhe Partia Demokratike ka paketën e shpëtimit të saj”, deklaroi sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur në konferencën “(De)Rregullimi i Tregjeve” organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike – Instituti Europian, Pashko. nike air max tn soldes Në fjalën e tij, Basha duke folur për situatën ekonomike tha se, për sa i përket investimeve, këto pesë vitet e fundit kanë qenë të humbura për Shqipërinë. “Nuk ka asnjë investim të ri të huaj. Debati publik është zhvendosur të kriminaliteti, pasiguria dhe droga”, tha ai. Për sa i përket investimeve të brendshme, Basha tha se “investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, ndërsa investimet e Rilindjes Urbane janë thjeshtë shtrim pllakash dhe palma”. Cheap Fjallraven Kanken Duke iu referuar statistikave, Basha tha se liria ekonomike ka zbritur nga vendi 54 në botë në vendin e 65 në botë, duke u përkeqësuar në krahasim me 2013. Më tej, Basha shtoi se “PPP nuk është vetëm para e pisët, por dhe fshehje e borxhit publik”. “Çdo marrëdhënie jo e drejtë e qeverisë me një koncesionar është borxh për shqiptarët, sepse do të paguhet për një periudhë 10-20-30 vjeçare me taksat e shqiptarëve, pra është borxhi i shqiptarëve”, tha Basha. timberland soldes Sipas Bashës, “biznesi është në kolaps me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël”. air max pas cher Basha shtoi se tregu i lirë është tregu ku lulëzon biznesi i vogël dhe i mesëm, kjo është praktika e suksesit në SHBA, Itali dhe Europë. nike internationalist Politika e qeverisë, sipas tij, bie ndesh me këtë parim sepse ka rritur barrën fiskale të bizneseve të vogla dhe ka krijuar lehtësira për bizneset e mëdha, që nuk shtojnë asnjë vlerë të shtuar për ekonominë. “E vetmja politikë fiskale e qeverisë është t’i shtosh biznesit të vogël TVSH-në dhe t’i heqësh hoteleve me 5 yje, tipike klienteliste”, tha ai. “Partia Demokratike ka paketën e shpëtimit të ekonomisë, të kapë ritmet e rajonit dhe të kthehet në një ekonomi konkuruese, ku shqiptarët të kthejnë investimet në vend dhe jo t’i largojnë nga vendi i tyre.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.