ATHINË – Rritje e ndjeshme e eksporteve greke

ATHINË, 10 mars /ATSH-DPA/ – Eksportet greke janë rritur 18,5% në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017 duke ndihmuar në uljen e deficitit tregtar në vend me 14,8% në muaj, njoftoi Autoriteti Statistikor Grek. Sipas një raporti mujor të shërbimit statistikor, vlera e prurjeve të importit arrinte në 4 521 miliardë euro në janar, nga 4 470 miliardë që ishin në janar 2017, një rritje prej 1,1% duke përjashtuar rënien e importeve të produkteve të naftës me 10,7% dhe rritjen e produkteve të naftës dhe importeve të anijeve u rritën me 18,3%. Vlera e dërgesave të eksporteve ka arritur një vlerë prej 2 537 miliardë euro, nga 2 141 miliardë që ishte në vitin 2017,për një rritje prej 18.5% duke përjashtuar rritjen e eksporteve të produkteve të naftës me 19,3% dhe rritjen e produkteve të naftës dhe eksporteve të anijeve me 21,6%. Deficiti tregtar në vend ishte 1 984 miliardë euro në janar,një rënie prej 14,8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe,duke përjashtuar produktet e naftës, deficiti tregtar pësoi një rënie me 31,3%, ndërsa, duke përjashtuar produktet e naftës dhe anijeve,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.