SHBA – Trump dhe Xi bien dakord për mbajtejn e sanksioneve kundër Phenianit

245

UASHINGTON, 9 mars /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë garantoi sot se presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping ishin dakord për të mbajtur sanksionet që prekin Korenë e Veriut, një ditë pas njoftimit të një takimi mes Trump dhe Kim Jong Un. “Dy krerët përshëndetën prespektivën e një dialogu mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut dhe janë të angazhuar të mbajnë presionin dhe sanksionet deri sa Koreja e Veriut të marrë vendime në drejtim të denuklearizimit të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm”, sipas një përmbledhje të bisedës së tyre telefonike të publikuar nga ekzekutivi amerikan. Lideri i Koresë së Veriut,Kim Jong Un pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në maj,njoftoi dje në Uashington,Chung Eui Yong, një zyrtar i lartë i Sigurisë i Koresë së Jugut,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.