Reforma në administratë, Shqipëria përparim të theksuar

TIRANË, 9 mars/ATSH/.- Shqipëria shënon përparim të theksuar krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sa i takon reformës në administratën publike.SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Evropian (BE), ka organizuar në Tiranë workshop-in me temë “Sfidat Aktuale dhe Prioritetet e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, ku janë prezantuar gjetjet kryesore të Raportit të Monitorimit të këtij institucioni për vitin 2017-të, në lidhje me ecurinë e vendit tonë në kuadër të reformës në administratën publike. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi, Koordinatori i SIGMA për Shqipërinë Bagrat Tunyan, përfaqësues nga BE dhe organizata ndërkombëtare, shoqëri civile, donatorë etj.Në fjalën e hapjes të këtij aktiviteti, Mesi falënderoi SIGMA-n për cilësinë e Raportit të Monitorimit i cili shërben si një instrument shumë i vlefshëm në përcaktimin e prioriteteve gjatë procesit të reformimit.Ajo nënvizoi faktin se në këtë raport janë evidentuar shumë përparime të Shqipërisë krahasuar me vitet e kaluara.Duke nënvizuar bindjen se ka akoma punë për ta bërë administratën tonë më efikase, Mesi siguroi se gjatë këtyre 6 muajve të fundit, reforma e administratës publike ka mbetur një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare, me qëllim që të ndërtojmë një administratë publike profesionale e të përgjegjshme si një instrument kyç në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve”.“Shqipëria është një vend i cili e ka filluar maratonën e integrimit në BE dhe në këto kushte nuk kemi asnjë minutë për të humbur.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.