BE-ODIHR, për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Ballkanin Perëndimor

191

TIRANË, 9 Mars /ATSH- I.Vata/ -Projekti i përbashkët BE-ODIHR, për përmirësimin e sistemit zgjedhor në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka qenë fokusi i takimit të Kryetari të KQZ-së, Klement Zguri dhe zëvendëskryetari Denar Biba në takim me delegacionin e ODIHR, Raul Muresan, Koordinator i projektit “Mbështetje për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor”, Nicola Schmidt, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet dhe Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet. Në këtë kuadër, takimi u zhvillua sot në Tiranë duke u fokusohet në përpjekjet e vendeve të rajonit për zbatimin e rekomandimeve në tre fusha kryesore; Menaxhimi i zgjedhjeve, Regjistrimi i votuesve (i fokusuar jo tek regjistrat por tek procesi), dhe Sjellja e mediave gjatë fushatave zgjedhore.Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat për mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e aspekteve të ndryshme të proceseve zgjedhore.Në fjalën e tij, Zguri e njohu delegacionin me gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga analiza e punës së bërë nga Administrata e KQZ-së, si dhe fushat ku ODIHR mund të asistojë dhe mbështesë KQZ-në në punën e tij, për përmirësimin e proceseve zgjedhore. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i OSBE/ODIHR ka zhvilluar takime dhe me aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor.Kjo vizitë do t’i shërbejë delegacionit për njohjen me situatën, ku qëndron Shqipëria me zbatimin e rekomandimeve të bëra për zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare. Sipas Muresan, do të reflektohet mbi gjetjet dhe do të jepen rekomandime se si mund të ndihmojë OSBE/ODIHR në zbatimin e tyre.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.