SOFT NEWS – Burrat e blejnë më shtrenjtë gazetën për… 8 marsin!

PARIS, 8 mars /ATSH-ANSA/ – Burrat do ta blejnë sot 50 cent më shumë gazetën franceze ”Liberation”, njoftuan sot botuesit e medias së njohur franceze.

”Ky veprim bëhet për të denoncuar pabarazinë në paga që ekziston mes burrave dhe grave dhe kjo pikërisht sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, thanë burime nga gazeta.

Nëse gazeta kushton dy euro, burrat do ta blejnë atë 2,5 euro ndërsa gratë me çmimin e zakonshëm.

Pra, dy çmime të ndryshme për të njëjtën gazetë.

”Dënim? Përgjigjja është jo”, shkruan ”Liberation”.

”Paratë do të shkojnë për organizatën ‘Laboratori i barazisë’, që prej vitesh po përpiqet për barazinë mes burrit dhe gruas”, shton gazeta.

Ndryshimi në pagë në Francë mes dy gjinive është 25%./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.