Rama uron gratë me rastin e 8 Marsit

TIRANE, 8 Mars/ATSH/-Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas, përmes një fotografie.

Kreu i qeverisë, publikoi një foto me të gjitha gratë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama e cilësoi atë si foton e ditës.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.