KILI – Vendet e Azi-Paqësorit nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë pa SHBA-në

SANTIAGO, 8 mars /ATSH-AFP/ – Vendet e dy brigjeve të paqësorit ringjallën sot në Kili marrëveshjen e tregtisë së lirë transpaqësore (TPP), që mendohej se ishte shpërbërë para një viti pas tërheqjes së SHBA-së, një sinjal i fortë përballë tensioneve proteksioniste. Krerët e diplomacisë dhe ministrat e tregtisë së Australisë, Bruneit, Kanadasë,  Kilit, Japonisë, Malajzisë, Zelandës së Re, Perusë,  Singaporit, Vietnamit përgatitën këtë tekst që quhet Partneriteti Transpaqësor Botëror dhe Progresist (CPTPP). Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një mesazh politik i fortë për rajonin Azi-Paqësor për pjesën tjetër të botës”, deklaroi pritësi i kësaj ceremonie, ministri kilian i Punëve të Jashtme, Heraldo Munoz, në krahë të presidentes Michelle Bachelet, që do t’i kalojë të dielën pushtetin konservatorit Sebastian Pinera. Ky traktat ishte promovuar nga Uashingtoni, gjatë presidencës së Barack Obama dhe nënshkruar në shkurt 2016 pas disa vitesh negociata mes 12 vendeve që kanë akses në Paqësor. Por pak para se të hynte në fuqi, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi tërheqjen e vendit të tij,

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.