MOSKË, 7 mars /ATSH-AA/ – Kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2018, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.
FIFA, me rastin e 100 ditëve të fundit për fillimin e kampionatit shpërndau edhe një video në rrjetet sociale.
Videoja fillon me xhonglimin e topit të futbollistëve legjendar të shteteve që do të marrin pjesë në Botëror.
Ndërsa ajo përfundon me pasimet dhe xhonglimet mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kreut të FIFA-s Gianni Infantino.
Kampionati Botëror do të zhvillohet në 11 qytete të Rusisë, ndërsa 32 kombëtare në 8 grupe do të përpiqen që të fitojnë kupën.
Hapja e Kampionatit do të bëhet me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite në Grupin A.
Ndërsa ndeshja finale do të luhet më 15 korrik në stadiumin ”Luzhniki” në Moskë.
Grupet
Grupi A: Rusi, Arabi Saudite, Egjipt, Uruguaj
Grupi B: Portugali, Spanjë, Marok, Iran
Grupi C: Francë, Australi, Peru, Danimarkë
Grupi D: Argjentinë, Islandë, Kroaci, Nigeri
Grupi E: Brazil, Zvicër, Kosta-Rika, Serbi
Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Kore e Jugut
Grupi G: Belgjikë, Panama, Tunizi, Angli
Grupi H: Poloni, Senegal, Kolombi, Japoni./ a.jor.