Sëmundjet kronike të veshkave, një “vrasës” i heshtur

290

TIRANË, 7 Mars /ATSH/ – Sëmundjet kronike të veshkave mund të prekin secilin nga ne. 1 në 5 meshkuj dhe 1 në 4 femra pas moshës 65 vjeç mund të vuajnë nga këto sëmundje.

Kush preket?

– 10% e popullsisë në mbarë botën preket nga sëmundjet kronike të veshkave (SKV);

– Sëmundjet e veshkave mund të prekin të gjitha moshat dhe racat;

– Gjysma e njerëzve të moshës 75 vjeç e lart kanë probleme me SKV-të;

A jeni ju në rrezik?

– A keni hipertension arterial?

– A vuani nga diabeti?

– A keni histori familjare të sëmundjeve të veshkave?

– A jeni mbipeshë?

– A jeni duhanpirës?

– A jeni mbi 50 vjeç?

Nëse ju i përgjigjeni po njërës ose më shumë prej këtyre pyetjeve, flisni me mjekun tuaj!

Tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti janë shkaqet më të shpeshta të SKV-ve te të rriturit.

Si t’i zbulojmë SKV-të?

– Fillimet e hershme të SKV-ve nuk kanë shenja të sëmundjes. Individët mund të humbin rreth 90% të funksionit të veshkave pa shfaqje të shenjave klinike.

– Por mund të zbulohen me anë të një testi të thjeshtë:

  1. Analizë urine për të parë praninë e proteinave në urinë;
  2. Test gjaku për të matur nivelin e kreatininës në gjak.

Shenjat e avancimit të SKV-ve janë:

  1. Këmbë të ënjtura;
  2. Lodhje;
  3. Vështirësi në përqendrim;
  4. Ulje oreksi;
  5. Urinë me shkumë.

A e dini se veshkat tuaja:

– Krijojnë urinën?

– Largojnë lëngjet e panevojshme nga gjaku?

– Kontrollojnë ekuilibrin kimik të trupit tuaj?

– Ndihmojnë në kontrollin e presionit arterial?

– Ndihmojnë në mbajtjen e kockave të shëndetshme?

– Ndihmojnë në krijimin e rruazave (qelizave) të kuqe të gjakut?

8 rregullat e arta për të reduktuar rrezikun

Sëmundjet e veshkave janë vrasës të heshtur që ndikojnë në cilësinë e jetesës suaj. Megjithatë, ka disa mënyra të thjeshta për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të veshkave.

– Qëndroni në formë dhe bëhuni aktive;

– Mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak;

– Monitoroni tensionin arterial;

– Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani nën kontroll peshën tuaj;

– Konsumoni lëngje të shëndetshme;

– Mos pini duhan;

– Mos përdorni rregullisht kontraceptivët.

Kontrolloni funksionimin e veshkave tuaja, nëse keni një ose më shumë faktorë të lartë rreziku për SKV:

– Keni diabet;

– Keni hipertension arterial;

– Jeni obez;

– Një nga prindërit ose prej familjarëve vuan nga SKV-të.  /e.malaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.