Rama fton fermerët, aplikoni dhe përfitoni 50% të investimit në bujqësi

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155624697516523/

TIRANË, 7 Mars/ATSH/- Fermerët shqiptarë mund të përfitojnë 50 për qind të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore, duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë.

Duke i drejtuar një ftesë të gjithë fermerëve që të aplikojnë në këtë skemë mbështetëse, Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social “Facebook” shpërndan një video informuese mbi këtë proces.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët shqiptarë që të përfitojnë 50 për qind të investimit të tyre në rritjen e standardeve dhe sigurisë ushqimore, duke aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Skema mbështetëse për bujqësinë përbëhet nga një fond prej 20 milionë eurosh. Ajo synon ndjekjen e modelit ekonomik të rritjes së eksporteve duke mbështetur të gjitha ato produkte bujqësore që kanë peshë në shportën totale të eksporteve.

Po ashtu kjo skemë synon afrimin e sa më shumë fermerëve në organizma të përbashkët gjë që siguron qëndrueshmëri dhe prodhim më të lartë dhe po ashtu politikat që mund të ndërmerren për të zhvilluar sektorët e ndërmjetëm si agroturizmi, agropërpunim, peshkim dhe akuakulturë./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.