“edua”, projekti fitues i brandit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare

TIRANË, 7 Mars/ATSH/ – “edua” është projekti fitues në konkursin e përzgjedhjes së brandit të rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare.

Një konkurs i iniciuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në fillim të muajit shkurt bëri bashkë rreth 40 studentë, arkitektë, studio design etj.
Mbas një seleksionimi paraprak nga juria u prezantuan 15 punimet më të vlerësuara.

Projekti “edua”, siç prezantohet nga autorja e tij, Ilva Kureta, është një nxitje emocionale mes produktit dhe konsumatorit, i thjeshtë dhe i lexueshëm në çdo gjuhë. Në paraqitjen grafike të tij janë sjellë në mënyrë moderne elementë tradicionale të maleve dhe krahinave shqipfolëse.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi vlerësoi fluksin e madh të konkurrentëve dhe cilësinë e punimeve.

“Jam i surprizuar nga numri konkurrentёve dhe nga cilёsia e projekteve, gjё qё na tregon se vendi jonë ka fuqi krijuese, fakt tё cilin ne e neglizhojmё ose themi se nuk ka krijues, nuk ka arkitekt. Por parimisht, ne zyrtarёt e mёdhenj duhet tё pranojmё faktin qё tё krijojmё mё shumё hapësira, qё tё rinjtё tё shprehin aftёsitё e tyre”, u shpreh Peleshi.

Në vazhdimësi të kësaj iniciative, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas brandit të sapo përzgjedhur.

Aplikimi në këto grante ka filluar në datën 28 shkurt dhe mbyllet në 28 mars. /a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.