BRUKSEL – BE: Mosmarrëveshje në marrëdhëniet postBrexit me Londrën

BRUKSEL, 7 mars /ATSH-DPA/ – Vija e kuqe e Britanisë së Madhe postBrexit do të çojë në mënyrë të pashmangshme në mosmarrëveshje, paralajmëroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk gjatë prezantimit të projektudhëzimeve për marrëdhëniet e ardhshme të BE-së me Londrën.

“Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga tregu unik i Bashkimit Europian dhe bashkimi doganor do të kufizojë intensitetin e çdo partneriteti të ardhshëm. Kjo për fat të keq do të ketë pasoja negative ekonomike”, sipas një dokumenti.

Dokumenti, që kërkon ende miratimin e shteteve anëtare të BE-së, do të hapë rrugën për negociata për një marrëveshje të ardhshme të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe.

”Një marrëveshje e tillë  nuk mund të ofrojë përfitime të njëjta si anëtarësimi”, paralajmëroi ai.

Gjithashtu, në këtë dokument përjashtohet “zgjedhja në mënyrë selektive” dhe përmendet se tregtia e ardhshme në fusha të tilla si shërbimet financiare duhet të pasqyrojë faktin se Britania e Madhe “nuk do të ketë më një kuadër të përbashkët rregullator, mbikëqyrës, zbatues dhe gjyqësor me BE-në.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.