SIRI – 32 të vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak rus

MOSKË, 6 mars /ATSH-DPA/ – Një avion ushtarak transportues rus u rrëzua sot në veriperëndim të Sirisë, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një mesazh të publikuar nga media shtetërore.

“Avioni, një model ‘An-26’, po ulej në bazën ajrore ruse të Hmeimimit, kur iu shfaq një problem teknik”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

Ky avion po transportonte 26 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë bordi.

“Të gjithë kanë vdekur”, thuhet në këtë mesazh të ministrisë.

“Sipas informacioneve paraprake, avioni nuk duket se ka marrë ndonjë goditje me armë zjarri”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Hmeimim ka qenë baza kryesore e operacioneve ruse në Siri./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.