SHBA – Trump: Kaos në Shtëpinë e Bardhë? Fake news!

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se Shtëpia e Bardhë funksionon si një makinë e vajisur më së miri.

Për presidentin e 45-të të SHBA-së, largimet brenda stafit të tij të ngushtë nuk janë veçse funksionimi normal i ”West Wing”-ut.

”Teoria e re e ”Fake news” është se KAOSI sundon në Shtëpinë e Bardhë. E gabuar!”, u shpreh në një postim në Twitter mëngjesin e sotëm miliarderi, disa ditë pas njoftimit të papritur të largimit të Hope Hicks, një prej këshilltarëve më të ngushtë të tij.

”Gjithnjë do të ketë largime dhe prurje të reja, pasi mua më pëlqen dialogu i konsoliduar përpara se të marr një vendim”, vijoi ai.

‘Ka ende disa persona që do të doja t’i ndryshoja (gjithnjë në kërkim të perfeksionit). Nuk ka KAOS, thjesht ekziston një energji fantastike”, përfundoi ai, duke bërë si zakonsisht një përdorim të pamatur të shkronjave të mëdha./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.