SHBA – Ekspertët: Pheniani ka rifilluar prodhimin e plutoniumit

SEUL, 6 mars /ATSH-DPA/ – Pamjet satelitore kanë treguar se Koreja e Veriut ka rifilluar prodhimin e plutoniumit për programin e armëve bërthamore, në qendrën e saj kërkimore ”Yongbyon”, sipas ekspertëve të Institutit SHBA-Kore, në Uashington.

“Pamjet e datës 25 dhe 17 shkurt kanë treguar shenja të shtëllungave të avujve në reaktorin 5MW, të cilat përgjithësisht kanë qenë treguese domethënëse të punës së reaktorit”, sipas një postimi të djeshëm të ekspertëve në faqen zyrtare të institutit.

Ndërkohë që, reaktori ka vetëm një prodhim të vogël të energjisë, që përdoret për të nxjerrë plutoniumin për programin e armëve bërthamore në vend.

Gjithashtu, një kamp ushtarak është ngritur shumë pranë pas 17 shkurtit dhe një numër i madh personeli është vërejtur përreth kompleksit gjatë muajve të fundit.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.