MALTË – Parlamenti ul moshën e së drejtës së votimit në 16 vjeç

VALETA, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Parlamenti i Maltës miratoi njëzëri uljen në 16 vjeç të moshës minimale për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme dhe referendumet kombëtare.

Ky ndryshim i Kushtetutës e bën Maltën vendin e dytë europian pas Austrisë që u jep 16-vjeçarëve të drejtën e votës.

Për zgjedhjet lokale, kjo e drejtë u është dhënë atyre që në vitin 2015.

Megjithatë, qytetarët maltezë duhet të jenë të paktën 18 vjeç që të mund të kandidojnë në zgjedhjet kombëtare./  /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.