BRUKSEL – Irlanda e Veriut i cilëson të papranueshme projektet e BE-së pas Brexit

BRUKSEL, 6 mars /ATSH-AFP/ – Partia unioniste e Irlandës së Veriut, aleate e qeverisë së kryeministres britanike, Theresa May, e cilësoi sot të papranueshëm pozicionin e BE-së për të ardhmen e kufirit irlandez, pas një takimi me negociatorin e Bashkimit Europian, Michel Barnier në Bruksel.

Pavarësisht një takimi shumë të hapur dhe konstruktiv me një bashkëbisedues ”të hapur”, Arlene Foster, kryetarja e Partisë unioniste demokrate (DUP) e provincës britanike shprehu mosaprovimin e saj ndaj projekt traktatit të largimit të Britanisë së Madhe, i paraqitur javën e kaluar nga Komisioni.

”Projekti aktual i tekstit ligjor të paraqitur nga BE-ja nuk është një përkthim i besueshëm dhe i paanshëm i kompromisit të arritur në fillimit të dhjetorit midis Britanisë së Madhe dhe BE-së me 27”, deklaroi Foster gjatë një konference shtypi.

DUP-ja, parti pro-britanike pohoi se nuk mund të pranojë një dokument që nënkupton se Irlanda e Veriut duhet të mbetet në një bashkim doganor me pjesën tjetër të BE-së pas Brexit, nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje tjetër për të parandaluar kthimin e një kufiri fizik me Irlandën, një shtet që mbetet anëtar i BE-së.

”Ne e konsiderojmë dokumentin të papranueshëm si dhe qeveria britanike e koncepton atë të papranueshëm”, theksoi ish-kryeministrja e Irlandës së Veriut./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.