SPORT – Sneijder i jep fund karrierës me kombëtaren holandeze

ZEIST, 5 mars /ATSH-AA/ – Futbollisti i njohur holandez, Wesley Sneijder, i dha fund karrierës me kombëtaren.

Në njoftimin e Federatës Mbretërore të Futbollit të Holandës (KNVB) është bërë e ditur se 33-vjeçari Sneijder i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren pas takimit të bërë me trajnerin e kombëtares holandeze, Ronald Koeman në Katar.

“E dija se pasi të transferohesha në Katar kjo do të kishte efekt në karrierën time me kombëtaren. Biseduam në lidhje me këtë. E kuptoj se Koeman dëshiron një fillim të ri me futbollistët e rinj. Kam respekt për zgjedhjet e tij”, thuhet në njoftim.

Në 133 ndeshje me kombëtaren holandeze të futbollit, Sneijder shënoi 31 gola./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.