Reshjet, situata sipas qarqeve

First snow of the season falls on Prishtina (Erkin Keçi - Anadolu Agency)

TIRANË, 5 Mars /ATSH/ – Ministria e Mbrojtjes duke u nisur nga shirat dhe dëbora e rënë ditët e fundit në disa zona, pasqyron situatën e akseve rrugore dhe zonave të ndryshme të vendit.

Qarku Shkodër

Në të gjithë territorin e qarkut kanë vazhduar reshje periodike të shiut, të cilat janë shoqëruar me ngritje të temperaturave, që kanë shkrirë dëborën dhe kanë shkaktuar fryrjen e liqeneve, përrenjve, si dhe të lumenjve Drin dhe Bunë me rreth 30 cm.

Për rrjedhojë, ka pasur shkarkime të kontrolluara nga kaskadat e tre H/C-ve gjatë ditës së sotme, si më poshtë:

Sipas detyrave të përcaktuara dje nga Prefekti i Qarkut Shkodër në mbledhjen e Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile të qarkut, sot një mjet i Repartit Ushtarak të Vaut-Dejës u dislokua në Njësinë Administrative Ana Malit të bashkisë Shkodër, për të mundësuar transportin e komunitetit të fshatit Obot, pasi segmenti rrugor i këtij fshati ka rreth 30 cm ujë.

Bashkia Shkodër

Gjatë ditës së sotme kanë vijuar takimet me N/Kryetarin e Bashkisë Shkodër, ku janë koordinuar punët për përcaktimin e zonave me rrezikshmëri përmbytjeje dhe hartimi i planit të evakuimit të mundshëm të komunitetit sipas shkallës së rrezikut të pritshëm.

Sipas Informacionit të DBU, sipërfaqja e tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore, në bashkinë Shkodër, është rreth 747 ha, si më poshtë:

Në Njësinë Administrative Bushat ka 450 ha (Ura e Gjolulit dhe toka disponibël).

Në Njësinë Administrative Dajç ka 42 ha, ku në fshatin Shirq dhe Mushan nga këto janë 15 ha të mbjella me foragjere.

Në Njësinë Administrative Ana Malit ka 200 ha, ku në fshatin Obot janë 20 ha (nga këto 0.4 ha janë sera), në fshatin Oblikë janë 30 ha dhe Muriqan janë 150 ha.

Në Njësinë Administrative Guri i Zi, ku janë 5 ha livadhe në fshatin Kuç dhe Vukatanë.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshëm normalisht.

Akset rrugore rurale

Në njësitë administrative malore ku prezenca e dëborës është e madhe ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit, ku trashësia e dëborës arrin rreth 180 cm.

Gjithashtu, në disa fshatra të njësisë administrative Shosh dëbora arrin rreth 50 cm.

Rruga për në fshatin Bruçaj të njësisë administrative Pult është e bllokuar, po ashtu edhe nga fshati Kir, deri në Xhan, si dhe nga fshati Pog deri në qendër të njësisë administrative Pult.

Rruga për në fshatin Mazrek, të njësisë administrative Gur i Zi është e bllokuar.

Rruga Gur i Zi – Vukatanë ka prezencë uji rreth 30cm.

Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës, pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka prezencë uji edhe në fshatin Gomsiqe, të njësisë Velipojë.

Bashkia Vau Dejës

Ka prezencë të ujit rreth 200 ha në fushën e Trushit, kryesisht në tokë kënetore.

Nuk ka probleme të furnizimit me energjinë elektrike.

Shkollat funksionojnë normalisht.

Emergjenca shëndetësore nuk ka pasur.

Bashkia Pukë

Nuk ka probleme në këtë bashki.

Bashkia Fushë-Arrëz

Në këtë bashki po normalizohet situata.

Segmenti Bardhet-Iballë është i kalueshëm me zinxhirë dhe po punohet për pastrimin e tij.

Vazhdon të ngelet problem fshati Apripë në njësinë administrative Fierzë, që nuk ka asnjë komunikim, përveç nëpërmjet rrugës ujore. Për këtë kërkohet mbështetje e MM me dërgimin e një varke me lopata për këtë fshat.

Bashkia Malësi e Madhe

Aksi rrugor Selcë-Vermosh në njësinë administrative Kelmend është i kalueshëm me zinxhirë.

Në njësinë administrative Shkrel është e bllokuar rruga Okol – Qafë Thore – Theth, pasi trashësia e dëborës është rreth 60 cm. Aksi rrugor Dedaj – Razëm ka prezencë dëbore rreth 30 cm. Në këto dy akse rrugore rurale po punohet për pastrimin e plotë.

Në njësitë administrative të tjera rrugët janë të hapura dhe të kalueshme. Trashësia e dëborës në zonat kodrinore arrin rreth 5-10 cm.

Nga Institucioni i Prefektit vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e bashkive dhe institucionet si: H/C-et, DVP, OSHEE, KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBUMK, Autoritetin Verior dhe strukturat e ushtrisë, për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe mirë menaxhimin e situatave të pritshme, sidomos të shkarkimeve në kaskadën e tre H/C-ve e cila deri tani po monitorohet sistematikisht.

Qarku Dibër

Akset rrugore nacionale janë të gjitha të kalueshme.

Firmat kontraktore vazhdojnë punën për të mbajtur të hapura akset rrugore.

Aksi rrugor nacional Peshkopi-Reç, segmenti Muhurr-Arras, ka pasur shembje të skarpateve të rrugës në dy vende, por është i kalueshëm. Po punohet nga subjekti kontraktor për të mbajtur aksin rrugor të qarkullueshëm.

Akset rrugore rurale janë përgjithësisht të kalueshme.

Vetëm aksi rrugor Xibër-Tiranë është i bllokuar nga rrëshqitja e dherave në territorin e bashkisë Klos. Po punohet nga bashkia për hapjen e tij.

Në fshatin Dypjakë, njësia administrative Sllove, bashkia Dibër, për shkak të rrëshqitjes së tokës (rrëshqitje e ekspozuar prej 2 vitesh), rrezikohen të shemben e 9 banesa me rreth 50 banorë.

Nga bashkia po merren masa duke bërë edhe studimin gjeologjik,  ndoshta edhe për largim të këtyre banorëve, për të mos rrezikuat jetën e tyre.

Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Njësinë Administrative Xibër dhe në disa fshatra të bashkisë Bulqizë.

Qarku Lezhë

Rruga e Kombit: Rrëshen – Tuneli i Kalimashit

Masivi i dheut i shembur që bllokoi njërën korsi në drejtimin Kukës-Tiranë në afërsi të karburant “Kastrati”, në njësinë administrative Fan, bashkia Mirditë, më datë 04.03.2017, ora 01:57, po pastrohet nga mjetet e firmës së mirëmbajtjes së rrugës, për zhbllokimin dhe normalizimin e lëvizjes së mjeteve në rrugë, si dhe vendosjen e sinjalistikës për evitimin e aksidenteve me pasoja për jetën.

Nga komunikimi ditën e sotme me kryeinxhinierin e firmës për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit Milot-Rrëshen-Tuneli Kalimash, informohemi se, në vendin e rrëshqitjes së dherave janë vendosur forca dhe mjete për pastrimin e rrugës.

Nga specialistët në terren zona vlerësohet e rrezikshme.

Për këtë nga firma “Salillari” që bën mirëmbajtjen e rrugës është komunikuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Supervizorin për të bërë vlërsimet në terren.

Prefekti me shtabin e emergjencave vazhdon monitorimin dhe bashkëpunon me operatorët në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatave nga reshjet e shirave.

Nga Shtabi i emergjencave është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me mediat lokale e qëndrore për të informuar në kohë komunitetin mbi zhvillimin e situatave të krijuara dhe ato të pritshme, nga kushtet atmosferike.

Për problematikat e tjera vazhdon të jetë situata e raportuar sot ora 09:00, si:

Akse rrugore rurale të bllokuara janë:

Aksi rrugor Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang, në Njësinë Administrative Fan.

Aksi rrugor Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë, në Njësinë Administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100 m në largësi të fshatit Barbullush.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative: Fan, Selitë dhe Orosh.

Qarku Elbasan

Hidrocentrali i Banjës ka filluar rreth orës 14:30 shkarkimet me 220 m3/sek për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.

Për problematikat e tjera vazhdon të jetë situata e raportuar sot ora 09:00

Aksi rrugor rural Qafë Krrabë-Cërrishtë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Në fshatin Cërrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një riaktivizim rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje kanë shkuar specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika apo situata emergjente, përveçse atyre që janë raportuar sot në orën 09:00./a.f/ /r.e/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.