NORVEGJI – Nominimi i Trump për Nobelin e Paqes një “fake news”

OSLO, 28 shkurt /ATSH-DPA/ – Nominimi këtë vit i presidentit amerikan, Donald Trump si kandidat për çmimin Nobel për Paqen ishte “fake”, njoftoi sot një anëtar i komitetit të këtij çmimi.

“Përsa i përket nominimit të presidenti amerikan, mund të them se kemi arsye të mira të besojmë se është një ‘fake’ nominim”, deklaroi dje, Olav Njolstad, sekretari i Komitetit të Nobelit për televizionin publik norvegjez, NRK.

Për këtë është bërë edhe një padi në polici, tha ai në lidhje nominimin ‘fake’, por nuk dha më shumë detaje.

“Gjithsej janë bërë 329 nominime për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2018”, njoftoi komiteti i këtij çmimi me qendër në Norvegji.

Këto 329 nominime, përbëhen nga 217 individë dhe 112 organizata dhe ky është numri i dytë më i lartë i arritur deri më sot.

Nobeli i Paqes, i është dhënë për herë të parë në vitin 1901, është dhënë nga shpikësi suedez i dinamitit, Alfred Nobel./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.