LONDËR – May: Refuzojmë një marrëveshje që rrezikon integritetin kushtetues të vendit

LONDËR, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May theksoi sot se nuk do të pranonte kurrë një marrëveshje që do të rrezikonte integritetin kushtetues të Britanisë së Madhe, në përgjigje të një pyetjeje për projektmarrëveshjen e publikuar sot nga Brukseli.

“Projektmarrëveshja e publikuar nga Komisioni Europian, nëse do të vihej në zbatim, do të dëmtonte tregun e përbashkët britanik dhe do të kërcënonte integritetin kushtetues të Britanisë së Madhe duke krijuar një kufi doganor dhe administrativ në Detin e Irlandës dhe asnjë kryeministër britanik nuk do ta pranonte këtë”, deklaroi ajo para deputetëve britanikë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.