Ekonomia në rrezik, duhet transformim i thellë politik

TIRANË, 28 Shkurt /ATSH- I. Vata/ -Ekonomia shqiptare është në prag të katastrofës, prandaj duhet transformim i thellë ekonomik dhe politik, ka deklaruar sot  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët në selinë e PD-së.

Basha rendit në krye, kapjen e ekonomisë nga paratë e krimit dhe të  drogës duke sjellë si argument kapjen e 613 kilogram kokainë kapur në Durrës.  “Sasi  rekord e kapur falë agjencive të huaja, tre ditë pasi kryeprokurori italina i Antimafias tha në Tiranë se mafia është e lidhur me politikën dhe krimi ka pushtuar policinë. Vlera e kësaj ngarkese është 180 milion euro. Pikërisht këtu vjen dhe rreziku për ekonomin, paralajmërim i PD-së prej pesë vitesh”, tha Basha

Sipas tij, droga ka prekur sektorin e ndërtimit kryesisht në Tiranë. “Numri i lejeve të ndërtimit me rezidenca për banim në një vit është rritur me 80%. 2016 viti rekord i drogës, 2017, viti rekord i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. 200% është rritur numri i ndërtesave tre katëshe, ndërsa vlera monetare sipas INSTAT është rritur me 260%, ndërkohë përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë”, tha Basha

Aspekti tjetër sipas, Bashës i kapjes së ekonomisë nga krimi është (PPP) Partneritetit Publik Privat me vlerë 1 miliard dollarë, shpallur nga qeveria dhe denoncuar nga ne si pastrimi i parave të pista. “Dhe kjo duket në sektor të tillë si sektori i mbetjeve urbane, ku privati po investon për impiante por në fakt investimin po e paguan qytetari dhe kjo është një formë dhe më e thellë e kriminalizimit të ekonomisë , sepse po përzihet paraja e krimit me paratë e shqiptarëve”, tha Basha.

Basha shton se po përzihen parat e drogës me parat e shqiptarëve dhe sipas tij, kjo po ndodh për shkak të pushteti në disa duar dhe këto janë tiparet e kapjes së ekonomisë nga parat kriminale.

Për të kaluar tek efektet që jep te popullsia, Basha argumenton se pretendimi se punësimi është rritur bazohet te një falsifikim i të dhënave zyrtare dhe sipas tij, përbën vepër penale në Shqipëri. “INSTAT ka deklaruar 10-15 mijë të punësuar mbi moshën 64 vjeç”, tha ai.

Duke iu referuar impaktin në aspektin social, Basha tha se  me 90% të popullsisë dhe qeveria vendos të heqë nga ndihma ekonomike 20 mijë shqiptarë. /a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.