Në tregun valutor, forcohet euro bie dollari

TIRANE, 27 Shkurt /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor, monedha europiane këtë fillim jave, ka fituar pikë kundrejt lekun ndërsa dollari amerikan ka dobësuar pozitat me 12 pikë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është ngjitur me 0.18 lekë në kuotën e këmbimit me 132.18  lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas. Ndryshe nga monedha e gjelbërt amerikane që ra në vlerën e 107.08 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas.
Megjithëse, sipas tyre, me kursin aktual prej 131.18 lekë, euro shënon nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit.
Gjithsesi, forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve në këtë periudhë.

Ndërsa Banka e Shqipërisë, ka nisur zbatimin e masave për uljen e përdorimit të euros në ekonominë e vendit, duke i dhënë prioritet forcimit të monedhës vendase lek.

 

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.08 -0.12
Euro EUR 132.18 +0.18
Poundi Britanik GBP 150.52 +0.77
Franga Zvicerane CHF 114.71 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 100.49 +0.12
Dollari Australian AUD 84.27 +0.47
Dollari Kanadez CAD 84.79 +0.43
Korona Suedeze SEK 13.17 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 13.73 +0.10
Korona Daneze DKK 17.76 +0.03
SDR SDR 155.33 +0.07
Ari(OZ 1) XAU 143436.87 +988.44
Argjend(OZ 1) XAG 1789.84 +13.75
Juani Kinez (onshore) CNY 16.98 +0.05
Juani Kinez (offshore) 

e.xh/ /a.g/

CNH 17.00 +0.07  
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.