Në Bruksel, sot dialogu Prishtinë-Beograd

295

PRISHTINË, 27 Shkurt/ATSH/.- Në Bruksel do të vazhdojë sot dialogu në nivelin teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç bëri të ditur se sot do të flitet për Asociacionin e komunave serbe, energjinë dhe urën në Mitrovicë.

Dy udhëheqësit e ekipeve të bisedimeve Marko Gjuriç dhe Avni Arifi në ditën e parë kanë biseduar për implementimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë, gjyqësorin dhe menaxhimin e kalimeve kufitare.

“Të dyja palët kanë treguar gatishmëri që të vazhdohet për tema të ndryshme”, ka thënë Koçijançiç dje.

Për sot është parashikuar që takimi mes delegacioneve mes Beogradit dhe Prishtinës, në prani edhe të përfaqësuesit të Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme të fillojë rreth orës 11:00 dhe të përfundojë deri në orën 16:00./KosovaPress//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.