SOFT NEWS – I larguar 400 kilometra, e kthen në shtëpi… policia!

GJENEVË, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Një qen u gjet në Zvicër, 400 kilometra larg banesës së pronarëve, që jetonin në Frankfurt, Gjermani, në përfundim të një arratisjeje spektakolare prej gjashtë muajsh, njoftoi të shtunën media zvicerane.

Rapunzel, sheferd gjerman tetë vjeç, mori mjekime intensive në klinikën veterinare të Spitalit Universitar të Zyrihut, pasi u gjend në fund të shkurtit në gjendje të rëndë në antë të një autostrade në veri të Zvicrës.

Pronarja e tij, Jasmin Ehret Vath, që jeton në Frankfurt, ishte shumë e emocionuar që më në fund do të rimerrte kafshën e saj.

“Rapunzel dinte të hapte dyert”, shpjegon ajo, kjo i mundësoi që edhe të largohej gjatë një vizite rutinë tek veterineri gushtin e kaluar.

Qeni ishte shpallur i zhdukur për gjashtë muaj, para se të gjendej, dy javë më parë, nga forcat e shpëtimit./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.