Negociatat me Greqinë, MEPJ i përgjigjet kërkesave të Presidentit

TIRANË, 26 Shkurt/ATSH/.- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi sot se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, lidhur me procesin e negociatave me Greqinë.

10 ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dëgoi një letër Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku kërkoi që të përcaktohet qartë objekti i negociatave me Greqinë, për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi.

Përmes kësaj letre Presidenti i Republikës kërkonte që të qartësohej në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim, duke përmbushur të gjitha mangësitë e konstatuara, si dhe të paraqiten informacionet shtesë të kërkuara.

Po ashtu, Presidenti kërkonte që të përcaktohej qartë se cila do të jetë përbërja nominale e grupit negociator, pra jo vetëm me emërtesat e institucioneve, por dhe emrat konkret të personave dhe funksionet dhe profesionet që ata përfaqësojnë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.