GREQI – Policia arreston dy bullgarë në Igumenicë për kontrabandë heroine

283

ATHINË, 24 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Dy shtetas bullgarë u arrestuan në portin e Igumenicës, në veri të Greqisë, ndërkohë që po përpiqeshin të kontrabandonin nëntë kilogramë heroinë jashtë vendit.

Policia kontrolloi makinën e një 65-vjeçari bullgari, i cili udhëtonte me një grua, 72 vjeçe, drejt Ankonës, Itali.

Oficerët e policisë gjetën një numër pakosh ku ishtin futur 9,18 kilogramë heroinë, mes sediljeve të shoferit dhe pasagjerit.

Dy qytetarët bullgarë u arrestuan dhe droga u konfiskua, ndërkohë që autoritetet portuale të Igumenicës filluan hetimet e rastit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.