TURQI – Ankaraja thërret të ngarkuarin me punë të Holandës pas votimit për gjenocidin armen

ANKARA, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Ankaraja thërriti sot të ngarkuarin me punë të Holandës në Turqi dhe i shprehu mosaprovimin e saj pas një votimi nga Parlamenti holandez të një mocioni që kërkon njohjen e gjenocidit armen, një shekull më parë, sipas një zyrtari turk.

“Autoritetet turke i shprehën diplomatit holandez reagimin e tyre dhe dënuan këtë votim”, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme./
/ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.