MEKSIKO SITI – Meksika thyen rekordin për numrin e turistëve, shumica amerikanë

MEKSIKO, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Meksika ka pritur rreth 39,3 milionë turistë në 2017, një shifër rekord për vendin, theksoi sot Ministria meksikane e Turizmit.

Numri i vizitorëve është rritur me 12%, rreth 4,2 milionë persona, në raport me vitin 2016 me 35 milionë turistë.

Rreth 60 % e turistëve të mbërritur me avion janë nga SHBA-ja, 10 % nga Kanadaja, 16 % nga Amerikan Latine, 11 % nga Europa dhe katër për qind nga vendet e tjera të botës.

Ata kanë siguruar në 2017, 21 miliardë dollarë, një rritje me 8,7 % në raport me vitin 2016, vit ku turizmi kishte gjeneruar 19 miliardë dollarë.

Tashmë, sektori turistik ndodhet në vendin e tretë, pas industrisë së automobilave dhe remitancat, nga meksikanët jashtë vendit, kryesisht në SHBA./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.