Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron dy atletët shqiptarë, kampionë të Ballkanit

TIRANË, 19 Shkurt /ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar atletët shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë të Ballkanit gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura një ditë më parë në  Stamboll të Turqisë.

Në një postim në faqen e saj, ambada e SHBA-së në Tiranë, shprehet se: “Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë”.

“Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, shprehet ambasada SHBA-së në Tiranë, duke postuar dhe foton e dy sportistëve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.