Dua Lipa uron Pavarësinë, krenare që jam shqiptare

PRISHTINË, 17 Shkurt /ATSH/.- Një urim i veçantë ka ardhur për Pavarësinë e Kosovës edhe nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila shpreh sërish krenarinë që është shqiptare.

Në një postim në rrjetin social Intagram Dua Lipa shprehet “urime të gjithëve 10 vjetorin e Pavarësisë! Shpresoj që të festojme edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa më mirë në këto ditë feste. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit”.

Ylli i muzikës pop e ka shoqëruar postimin me një foto montazh mjaft interesant, ku ajo në një foto ka veshur një xhaketë me flamurin e Kosovës dhe në tjetrën atë Shqipërisë.

Këngëtarja Dua Lipa ka mbajtur një koncert në Kosovë gjatë tetorit të vitit 2016, ku performoi para mijëra fansave në Gërmi të Prishtinës. Dua Lipa, është bërë artistja më e re që ka arritur 1 miliardë klikime në kanalin Youtube , me këngën “New Rules” ./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.