AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/02/2018

NGJARJE KRYESORE

PRISHTINË – Kosova feston 10-vjetorin e pavarësisë.

NJU DELHI – Vizitë e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. ​

LAHORE (Pakistan) – Jepet vendimi nga një gjykatë antiterroriste kundër Imran Ali, i dyshuari kryesor për përdhunimin dhe vrasje e një vajze të vogël. Kjo ngjarje ka tronditur gjithë Pakistanin.

NJU DELHI – Vizitë e presidentit iranian, Hassan Rohani.

HAMBURG (Gjermani) – Partia Socialdemokrate në fushatë për të bindur anëtarët e saj për të votuar aleancën e re qeveritare me konservatorët e Angela Merkel.

LONDËR – Java e modës për koleksionin vjeshtë-dimër 2018-19.

NGJARJE TË TJERA

BIRMINGAM (BM) – Kongres i jashtëzakonshëm i partisë UKIP për zgjedhjen e kryetarit të ri.

UEST PALM BIÇ (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump kalon fundjavën në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida.

TRIPOLI (Libi) – Përkujtohet 7-vjetori i fillimit të revoltës kundër ish-diktatorit Muamar Kadafi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.