TURQI – Një gazetar gjermano-turk lirohet nga burgu

BERLIN, 16 shkurt /ATSH-DPA/ – Gazetari i njohur gjermano-turk , Deniz Yucel është liruar nga burgu,  një vit pasi ishte akuzuar për terrorizëm,  njoftoi gazeta e përditshme gjermane “Die Welt” përmes Twitter-it.

Yucel u arrestua në Stamboll, në shkurt të vitit 2017, i dyshuar për lidhje me terrorizmin, por ai nuk ishte akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për kryerjen e ndonjë krimi.

Arrestimi i tij ka qënë një nga pikat kyçe të mosmarrëveshjeve gjermano-turke.//a.i/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.