SOFJE – Kneissl përgëzon dinamikën e strategjisë për Ballkanin Perëndimor

VJENË, 16 shkurt /ATSH-APA/ – Ministrja e Jashtme austriake, Karin Kneissl deklaroi se ishte shumë e kënaqur me dinamikën që po zhvillohej për strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një fjalimi të mbajtur dje përpara një këshilli jozyrtar të ministrave të Jashtëm të BE-së në Sofje, Kneissl tha se, ishte pikërisht planifikimi (për anëtarësimin e vendeve kandidate) i vitit  2025 që po krijonte një vrull të lëvizjeve nga aktorët politikë.

Kneissl iu referua planeve afatgjata të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

Ministrja e Jashtme, Kneissl tha se, shtetet e ndryshme anëtare të BE-së kishin reaguan ndryshe.

“Por , sipas këndvështrimit të Austrisë, ne jemi shumë të kënaqur, që çështja po fiton përsëri njëfarë vrulli”, shtoi ajo./  /a.i/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.