Moti, vranësira dhe ulje temperaturash

236

TIRANE, 16 Shkurt/ATSH/ -Vendi ynë gjatë ditës së sotme parashikohet i kthjellët dhe i ftohtë  me vranësira mesatare.

Sipas shërbimit meteorologjik, në zonat malore në orët e para të ditës do të kemi rënie të temperaturave.

Era do të fryjë me drejtim Veriperendim -Verilindje 1-20m/sek, erë me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti i forcës 5-6 me lartës i dallge 3.2- 4.5 metër.

Në orët e para të mëngjesit në zonat luginore do të ketë mjegull/mjegullinë lokale. Temperaturat në mëngjes do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Rrezik nga ngricat.

 Temperaturat parashikohen:

Vendet malore              -8°/6°C

Vendet e ulta              -3°/14°C

Vendet bregdetare      0°/15°C    /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.