GREQI – Bie fluksi i migrantëve dhe refugjatëve në ishujt e Egjeut

ATHINË, 16 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ – Fluksi i migracionit në ishujt e Egjeut Verior ka qënë shumë i ulët, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të motit, gjatë dy javëve të para të shkurtit, njoftuan dje autoritetet.

”Numërohen gjithsej 347 migrantë dhe refugjatë në ishujt e Egjeut , 222 persona të mbërritur në Lesvos, 30 në Chios dhe 95 në Samos”, shtuan autoritetet greke.//a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.